Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse e kthej ministrin e heq dorë nga reciprociteti mocioni bie, por nuk e bëj” – Kurti


Kryeministri i Kosovës, Kurti, deklaroi në seancën e sotme se në vend vijon kapja e shtetit pasi është zhdukur transkripti i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Ai këtë e ka quajtur vazhdimësi të kapjes së shtetit, shkruan Koha.

‘Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë se hard-disku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Pse po ndodh kjo? Kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, ka ndryshuar Qeveria, por jo Prokuroria, Gjyqësori etj’, tha ai.

Më herët gjatë seancës, Kurti tha se më 17 mars pati tentativë për puç, duke iu referuar nismës së presidentit Thaçi për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Kurti tha se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, për të cilin tha se nuk flet në mbledhjet e qeverisë por kundërshton kryeministrin në mensa.

Ai shtoi gjithashtu se nëse do luftonte vetëm për karrigen e tij nuk do e kishte shkarkuar Veliun dhe do hiqte dorë nga reciprociteti.

‘Dhe kjo seancë për mocionin, nëse mendoni që e kam për ambiciet e mia politike atëherë po hoqa dorë unë nga reciprociteti po e ktheva ministrin, kjo seancë mbyllet. Unë se bëjë këtë, unë se kam për karrige,, po ta kisha për karrige kjo seancë do të përfundonte këtu.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *