Vendosni fjalën kyçe....

Princi Charles del pozitiv në testin për Covid-19


 Princi Charles ka rezultuar pozitiv pas testit për koronavirusin. “The Guardian” shkruan se lajmi u konfirmua nga Clarence House, që tha se testit i ishte nënshtruar dhe dukesha e Cornwall, Camilla. Por ajo nuk ka rezultuar e infektuar.

Trashëgimtari i fronit thuhet se ka shfaqur “simptoma të buta”, por “mbetet në shëndet të mirë”, dhe është vetë-izoluar në Skoci së bashku me bashkëshorten.

Nuk është e mundur të përcaktohet se nga kush e mori princi virusin, për shkak të numrit të madh të angazhimeve që ai ka patur gjatë javëve të fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *