Shqipëria i ka kërkuar Kinës ndihmë për mjekë.
Lajmi është bërë i ditur nga numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha ndër të tjera se laboratori i ri që po ngrihet brenda QSUT-së është në fazën e fundit të marrjes së certifikimit.
‘Ministria e Shëndetësisë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare qeverisë kineze për mjekë përmes ambasadës në Shqipëri. Laboratori në QSUT po kryen të gjitha standardet për ta kryer këtë testim. Është në rrugën e certifikimit dhe në momentin që do të fillojë analizat do të jetë një laborator sipas standardeve.’ – tha ajo.
Rakacolli tha gjithashtu se Shqipëria ka mbi 200 respiratorë duke llogaritur edhe spitalet private ndërsa pohoi se është porositur një tjetër sasi.