Spanja ka shënuar dje ditën më të keqe deri tani, për shkak të koronavirusit. Sipas të dhënave të fundit, në Spanjë të martën u regjistruan 514 vdekje nga koronavirusi, rritja më e lartë ditore deri më tani. Kjo e ka çuar numrin në total të viktimave në 2,696.
Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 39.673 nga 33.089 që ishte një ditë më parë. Në fakt, siç shkruan Bloomberg, kryeministri Pedro Sanchez kishte paralajmëruar gjatë fundjavës se më e keqja nuk kishte ardhur ende për Spanjën, dhe u bëri thirrje qytetarëve “të jenë të fortë”.
Vendi tashmë është në javën e dytë të një bllokimi që do vazhdojë deri më 11 prill. Ndërsa situata në Spanjë nuk është aq e rëndë sa në Itali, të shtunën u bë vendi i dytë europian që regjistroi më shumë se 1.000 vdekje nga koronavirusi.