Një tërmet i fuqishëm ka rënë në lindje të ishujve Kuril, të cilët gjenden në lindje të Rusisë. Sputnik shkruan se tërmeti ishte me magnitudë 7.6 të shkallës rihter dhe nuk janë raportuar dëme.
“Një tërmeti ra në orën 14:49, me magnitudë 7.6, gjithsej 463 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky. Të dhënat do të specifikohen”– tha zyra e Shërbimit Gjeofizik të Akademisë së Shkencave Ruse.
Mirëpo për shkak të lëkundjeve është ngritur alarmi për rrezikun e një cunami. Vala e parë e cunamit goditi në afërsi të qytetit Severo-Kurilsk. Një përfaqësues i Qendrës së Cunamit Sakhalin, tha se vala nuk ishte veçanërisht e madhe dhe deri tani lartësia e saj mbetet e panjohur. Një parajmërim për cunami u njoftua dhe në Hawaii, por më pas u anulua.