Gjashtë ambulanca pritet të vijnë nga Turqia drejt Shqipërisë.
Ka qenë kryeministri Rama që ka postuar fotot e mjeteve në Facebook ku shkruan: ‘Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë.’
Më herët nga Turqia mbërritën ndihma mjekësore teksa vendi përballet me pandeminë Covid-19.