Banorët e Aisne në Francë, po shkojnë drejt masave vërtet gë ashpra kundër koronavirusit, pasi autoritetet lokale kanë vendosur të ndalojnë shitjen e alkolit.
Duke shpallur vendimin të martën, prefekti Ziad Khoury theksoi se abuzimi i alkoolit shpesh shkon krah për krah me dhunën në familje.
“Konsumimi i tepërt i alkoolit ka të ngjarë të krijojë shqetësime dhe dhunë në rritje, veçanërisht brenda familjes.”– tha prefekti, citon RT.
Khoury gjithashtu ndaloi dyqanet që të punonin pas orës 20:00. Megjithë përpjekjet e prefektit për të paraqitur këtë masë të re si të dobishme për banorët, disa e kanë kundërshtuar.
Qytetarët i shkruajtën zyrtarit francez në “Twitter” se ndalimi i shitjes së alkolit do të shkaktojë më shumë dëm sesa mirë, pasi do rritë shitjet në tregjet e zeza.
E ndërsa disa ngrejnë shqetësimin se privimi i një personi të varur nga alkoli në mënyrë të papritur, mund të jetë akoma më e rrezikshme.
Ndalimi do të jetë në fuqi të paktën deri më 31 mars, kur është vendosur bllokimi 15-ditor në mbarë vendin. Sidoqoftë, qeveria franceze ka lënë të kuptohet se masa me shumë mundësi do të zgjatet përtej kësaj date.