Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur shtyrjen me 3 muaj të dixhitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë e Vlorë, duke lejuar transmetimin analog.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme përmes komunikimit virtual mes anëtarëve të AMA-s.
‘Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë. 30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19.’ – thuhet në njoftimin zyrtar.