Vendosni fjalën kyçe....

Flet Albin Kurti pas rrëzimit të qeverisë: Rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, ka thënë fjalët e para pas rrëzimit të qeverisë së tij pas votimit të mocionit të mosbesimit në seancën e djeshme në Kuvend.

Ai shkruan se kjo rënie ishte e domosdoshme për ngritjen e nevojshme duke theksuar se pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot si përmbajtje.

‘Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh. Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi. Ky kuvend nuk e beson këtë qeveri sepse i nënshtrohet qeverisë si të tillë. Qeveria jonë nuk e beson këtë kuvend sepse e dashuron kuvendin si të tillë. Saktë e kishte thënë mbrëmë Prof. Enver Hasani: mosbesimi ishte koniuktural. Kur përfaqësimi demokratik bie në koniukturë politike, tjetërsimi bëhet normë.’ – shkruan ai.

Më tej në statusin e tij, Kurti thekson se qeveria do e vijojë detyrën për të luftuar pandeminë Covid-19, ndërsa shton se ata që rrëzuan qeverinë e tij janë për marrëveshjen me Serbinë duke përfshirë shkëmbimin e territoreve mes vendeve.

‘Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial. Do të vazhdojmë si qeveri në detyrë. Jemi qeveri me detyra dhe jo qeveri e detyruar. Para së gjithash, duhet ta luftojmë bashkë pandeminë Covid-19. Mbi të gjitha, le t’i rrimë popullit afër se Kosova është shtëpia jonë.’ – mbyll statusin Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *