Rreth 5,000 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Gjermani. Instituti Robert Koch ka raportuar se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 49 persona, duke e çuar në 198 numrin total të vdekjeve.
Numri i rasteve të konfirmuara u rrit me 4,954 raste të reja të enjten, duke shkuar në total 36,508.
Gjermania vendosi masa të rrepta javën e kaluar në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Vendi aktualisht ka një nga numrat më të lartë të rasteve të konfirmuara në Europë, pasi qëndron pas Italisë dhe Spanjës.
Ndërkohë rastet në të gjithë botën kanë tejkaluar numrin 470,000, ndërsa janë shënuar më shumë se 21.300 vdekje.