Vendosni fjalën kyçe....

I shtohet dhe Tropoja hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në Shqipëri


Hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në vend i është shtuar edhe Tropoja, me 2 raste të konfirmuara deri më tani.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 28 persona të prekur nga virusi Covid-19 në të gjithë vendin. Kjo e ka çuar në 174 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve me Covid-19 në Shqipëri.

Pjesa më e madhe e të infektuarve është në Tiranë.

Sakaq, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se ka shkuar në 4 numri i fëmijëve të prekur me koronavirus në vend. 

“Për t’u veçuar janë 4 raste të grupmoshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive. Janë pa shenja klinike dhe në gjendje të stabilizuar dhe shumë të mirë shëndetësore aktualisht.” – tha Eugena Tomini, nga ISHP.

Fëmijët e infektuar ndodhen të karantinuar në shtëpi, por nëse do të lindë nevojë për trajtim mjekësor, tek Pediatria në QSUT është krijuar një pavion i veçantë i izoluar, për të pritur fëmijët e dyshuar me COVID-19./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *