Irani është vendi i katërt në botë për nga numri i viktimave lidhur me koronavirusin, me 157 në 24 orët e fundit.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është 2234, raportojnë autoritetet zyrtare.
Italia, Spanja e Kina janë tre vendet me bilancin më të keq për sa i përket numrit të viktimave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha se 2,389 persona u konfirmuan që kanë kontraktuar virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin në 29.406.
Gjithashtu, 10.457 persona janë shëruar nga COVID-19, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi është përhapur në të paktën 175 vende dhe territore, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.