Vendosni fjalën kyçe....

Kishte frikë se ishte infektuar, kreu italian i Mbrojtjes Civile del negativ në testin për koronavirusin


Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borrelli ka rezultuar negativ pas testit për koronavirusin. Ai ditën e djeshme kishte patur gjendje gripi dhe për këtë kishte frikë se mos ishte infektuar.

Kështu ai bëri testin i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ.

Ansa.it shkruan se Borrelli do të vazhdojë të punojë nga shtëpia, ndërsa mbetet në kontakt të vazhdueshëm me komitetin operativ dhe njësinë e krizave.

Një ditë më parë Borrelli anuloi konferencën për shtyp në orën 18:00 si masë paraprake, për shkak të simptomave që kishte patur. Italia po përballet me një ituatë të vështirë, pasi deri tani kanë humbur jetën 7503 persona dhe janë infektuar rreth 60 mijë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *