Vendosni fjalën kyçe....

KLP-ja rikthen në Tiranë ish-Kryeprokuroren e përkohshme, merr shtatë vendime


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë sot vendimin për qarkullimin e gjashtë prokurorëve si dhe largimin nga KLP-ja të Arben Dollapajt, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për largimin e tij pas vetingut.

Arben Dyla, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë është caktuar drejtues i kësaj prokurorie. Kreshnik Ajazi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan është caktuar përkohësisht drejtues i këssaj prokurorie.

Arta Marku, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, rikthehet si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ku do qëndrojë deri më 30 qershor të këtij viti.

Alma Bramo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Rita Gjati, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.

Violeta Shkurta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, të caktohet përkohësisht të ushtrojë funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, nga data 01.04.2020–30.06.2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *