Në Itali numri i viktimave të shkaktuar nga COVID-19 ku në 24 orë janë regjistruar 622 persona. Numri total i viktimave deri më tani ka arritur në 8165.
Për sa i përket të infektuarve sot shifra arriti në 6153 persona dhe numri total arrit në 80539 persona.
Numri i të shëruarve në Itali deri më tani ka arritur në 10361 persona.
Italia mbetet vatra kryesore e koronavirusit ku shifrat edhe pse janë në ulje minimale përsëri tregojnë një situatë të rëndë.