Duket se me koronavirusin në qarkullim, ka dalë në pah dëshira e politikanëve shqiptarë për t’u dukur sa më shumë për bibliotekën që kanë në shtëpitë e tyre.
Për të respektuar masat e vendosura për frenimin e pandemisë, javën e fundit i kemi parë të gjithë në videolive nga shtëpitë e tyre dhe politikanët tanë kanë një të përbashkët: Sfondin me libra. Jo thjesht disa…
Duke nisur nga kryeministri Edi Rama, për të vazhduar me kryedemokratin Lulzim Basha dhe me Mirela Kumbaron, ata kanë zgjedhur që komunikimet t’i bëjnë nga biblioteka e tyre personale.
Diferenca e tyre me shkencëtarët shqiptarë dhe të huaj, politikanë të tjerë të huaj dhe me disa nga personat më të suksesshëm në botë si Bill Gates e Marc Zuckerberg, është e madhe. Këta të fundit nuk e kanë parë të nevojshme të mendojnë aq gjatë për sfondin, por kanë zgjedhur secili vendin më të rehatshëm për ta, njëri në dhomën e ndenjes e tjetri ka pas vetes një mur.
Vërtet po të vëresh me vëmendje foton e Bill Gates, kupton se janë disa libra në tavolinën pas tij por ato gati mezi duken. Diferenca është e madhe, Basha e Rama kanë male me libra pas tyre. Megjithatë, publiku e gjykon se si është më mirë, librat t’i kenë në kokë apo vetëm për foto e video?
Kryeministri Edi Rama në videolive
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në videolive
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini
Bill Gates (djathtas) komunikon live me themeluesin e TED, Chris Anderson (majtas)
Mark Zuckerberg (majtas) komunikon me drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci (djathtas)
Kryeministri italian, Giuseppe Conte
Ministri i Jashtëm italian, Luigi di Maio
Shkencëtaret shqiptare Detina Zalli dhe Argita ZalliShefi i Urgjencës së QSUT-së, Skënder Brataj në komunikim live me gazetarin Blendi Fevziu
Mjeku infeksionist në QSUT, Pëllumb Pipero
Kirurgu Arben Kuçani dhe neurokirurgu Kita Sallabanda