Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një lidhje direkte në Open foli rreth koronavirusit në Shqipëri duke treguar edhe situatën e hospitalizmit të të infektuarve.
“Kemi 73 persona në spital ku 5 paraqesin gjendje të rëndë. 4 prej tyre fatkeqësisht janë të intubuar, por dua të theksoj se kujdesi mjekësor nuk mungon. Më gëzon fakti se ka edhe të shëruar. Deri tani 5 persona kanë lënë spitalin duke u shëruar– tha Manastriliu.