Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut planifikon testime masive për koronavirusin


Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, njoftoi se që nga java e ardhshme do nisin testimet e lëvizshme në vendet ku dyshohet për pacientë të infektuar me Covid-19.

‘Nga java e ardhshme do të jemi gati dhe do realizojmë edhe testimet e lëvizshme. Këto ditë kemi realizuar përgatitjet. Sot dhe nesër si dhe gjatë fundjavës do selektohen grupe më të mëdha, sipas mendimit të epidemiologëve në zona dhe qytete ku mendojmë se duhet të aplikohet kjo masë.’ – pohoi Filipçe, duke shtuar se javës tjetër pritet të arrijnë edhe 500.000 maska dhe 20.000 teste tjera.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 201 raste me koronavirus ndërsa numri i viktimave deri tani është tre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *