Qytetarët Shqiptarë të cilët ndodhen në Britaninë e Madhe dhe që nuk mund të kthehen në vend do i zgjatet viza e qëndrimit.
Njoftimin e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e cila ka sqaruar se kjo vlen për qytetarët që i skadonte viza pas 24 janarit.
Data limit për zgjatjen e vizës është parashikuar 31 maji, dhe nëse do ketë rishikim do ketë sërish zgjatje.
“Qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 🦠, do t’ju zgjatet viza.
Zgjatja e vizës do të zbatohet për secilin qytetar që viza i skadon pas 24 janarit dhe që nuk mund të largohet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të kufizimeve të udhëtimit ose të vetë-izolimit të tij.
Kjo situatë do të zgjasë deri më 31 maj, por do të mbahet nën rishikim në rast se do të nevojitet zgjatje e mëtejshme.
Secili qytetar që ndodhet në këtë situatë duhet të kontaktojë ekipin e vënë në dispozicion dedikuar COVID-19, përmes adresës CIH@homeoffice.gov.uk, për të njoftuar që vizat e tyre kanë skaduar”-thuhet në njoftimin e MEPJ.