Vendosni fjalën kyçe....

Meta dekreton ligjin për pajisjet mjekësore


Presidenti Meta ka dekretuar ligjin për pajisjet mjekësore.

Ligji 21/2020 është miratuar nga Kuvendi dhe dekretimi i tij u jep mundësinë autoriteteve të lëvizin më shpejt për të siguruar pajisjet e duhura teksa vendi përballet me koronavirusin.

‘Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 21/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.89/2014 ‘Për pajisjet mjekësore”’, të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.’ – thuhet në njoftimin e Presidencës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *