Kreu i Shtetit Ilir Meta ka folur për krizën politike në Kosovë duke i sugjeruar liderëve të jenë të përgjegjshëm me situatën edhe të krijuar kundër COVDI-19.
Sipas Metës, tashmë prioriteti numër një është lufta kundër koronavirusit dhe duhet të jenë të bashkuar në zgjidhet për Kosovën dhe jo anti-Kurtit.
“Nuk jam i lumtur për zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërkohë që kemi qenë shumë të lumtur për zgjedhjet e fundit në Kosovë. Sidoqoftë kjo situatë dhe përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje i takon udhëheqësve të Kosovës. Është me rëndësi të mos humbet asnjë minutë në luftën kundër COVID 19 dhe të gjithë të përqendrohen në këtë drejtim.
Kosova përveç përballimit të pandemisë ka dhe disa sfida tepër të mëdha që imponojnë një unitet si asnjëherë më parë. Përballimi i situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 duhet të jetë prioriteti numër një për të gjithë udhëheqësit e Kosovës, të cilët duhet të mendojnë se si do të japin një zgjidhje “Pro Kosovë” dhe jo “anti-Kurti””-tha Meta.