Vendosni fjalën kyçe....

Meta jep shembullin e mjekes nga Peqini: Prej vitesh në moshë pensioni, del në punë në këtë situatë


Presidenti i vendit Ilir Meta, ka treguar se si një mjeke gjinekologe e cila prej vitesh ka mbushur moshën e pensionit, nuk e ka ndalur punën as nga vështirësitë e krijuara për shkak të koronavirusit.

Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, vazhdon të punojë në spitalin e Peqinit dhe mbrëmë ka asistuar në lindjen e një foshnjeje.

Presidenti Meta ka publikuar foton e mjekes dhe thotë se vendi ka nevojë për lajme të tilla, në këtë kohë të vështirë. Ai e quan zonjën Ajazi një shembull të madh profesionalizmi.

 “Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë 🔴#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi shumë të bukur!
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta.
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira!
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi!”– shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *