Vendosni fjalën kyçe....

Mjekun britanik e përzënë nga shtëpia me qira nga frika e koronavirusit: Bëra 3 orë rrugë në lot


Një mjek anglez ka treguar se ai është pëzënë nga shtëpia ku jetonte me qira, për shkak se pronarja kishte frikë se do t’i sillte koronavirsin në shtëpi.

Siç shkruan BBC, mjeku Joseph Alsousou po punon në dy vende, në Qendrën Ortopedike Nuffield dhe në Spitalin John Radcliffe në Oksford.

Dr.Alsousou tha që pronarja e shtëpisë fillimisht i kishte dërguar një email fundjavën e kaluar, ku e njoftonte se kishte afat 28 ditë për t’u larguar nga shtëpia, pasi ajo ishte në ankth se ai mund t’i sillte koronavirusin në shtëpi.

Të hënën, 43-vjeçarja u përpoq ta siguronte mjekun që virusi ishte shumë i rrezikshëm për të, por kur u kthye në dhomën e tij mbrëmjen tjetër, ajo i tha që të largohej sa më shpejt.

Kirurgu tregon se në ato momente, nuk mund të qëndronte më në atë shtëpi dhe u detyrua të merrte rrugën për në shtëpinë e familjes së tij. Ai bëri tre orë rrugë me makinë në lot.

“Unë shkova në shtëpi, sepse nuk kisha asnjë vend tjetër për të qëndruar. Unë e drejtova makinën gjatë gjithë rrugës së kthimit nga Oksfordi në Wirral gati në lot.”- tregon Alsousou.

Anëtarët e tjerë të stafit mjekësor u detyruan ta ndihmonin me ndërrimin e turneve, derisa ai të gjente një vend të ri për të qëndruar. Që atëherë ai ka gjetur një banesë në Horspath.

“Zonja nga e cila e kam marrë tani shtëpinë me qira tha, që do të preferonte të kishte një doktor në shtëpi në këtë situatë”- tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *