“Tragjike”, kështu e konsideron atë që ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, ku u rrëzua Qeveria Kurti përmes një mocioni, eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon.
Rraportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, komentoi në një postim të ambasadorit Boris Ruge, duke thënë se votat janë vjedhur sërish nga të vjetërit.
Ruge në postimin e tij shprehej i trishtuar për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke akuzuar SHBA-në se po ndjek një axhendë të veçantë dhe të rrezikshme në Kosovë.
Këtu komenton von Cramon, e cila shkruan: “Nuk e di se çfarë të them. Një klasë politike totalisht e papërgjegjshme. Vendosin interesat partiake dhe karrierat e tyre para vendit të tyre. Njerëzit e gjorë në Kosovë kanë shpresuar për reforma, sundim të ligjit, drejtësi dhe të ardhme më të mirë. Tash votat janë vjedhur nga të vjetërit sërish. Tragjike”.