Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse qeveria s’ia del dot, ne mund ta bëjmë” – Grupet kriminale të Brazilit kyçin brenda banorët


Bandat kanë postuar mesazhe në të gjitha favelat në kryeqytetin e Brazilit, Rio de Janeiro, duke i urdhëruar banorët të respektojnë shtetrrethimin e vendosur ose të përballen me pasojat.

‘Nëse qeveria nuk do të bëjë gjënë e duhur, krimi i organizuar do e bëjë’, thuhet në një njoftim.

Ndërsa sirenat e Mbrojtjes Civile tingëllojnë tre herë në ditë në shumë zona përtej favelave, duke u kërkuar banorëve që të izolohen, urdhri nga bandat kriminale lokale për të qëndruar brenda shënon përpjekjen më të pazakontë për të luftuar përhapjen e Covid-19.

‘Kujdes të gjithë banorët e Rio das Pedras, Muzema dhe Tijuquinha! Shtetrrethimi nis sot pasdite. Kushdo që shihet në rrugë pas kësaj kohe, do të mësojë të respektojë tjetrin.’ – lexohet në një mesazh kërcënues.

‘Ne duam më të mirën për popullatën. Nëse qeveria nuk ka aftësi ta rregullojë atë, krimi i organizuar do ta zgjidhë atë.’ – thuhet në një tjetër mesazh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *