Policia britanike që po kontrollon zbatimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria lidhur me koronavirusin, shpërndau një video të bërë nga një dron që ndoqi një këmbësor që po shëtiste qenin dhe një tjetër që shëtiste në këmbë në një zonë të pabanuar.
Pamjet janë përdorur nga policia për të lajmëruar qytetarët mbi veprimtaritë që nuk lejohet të bëjnë teksa vendi përballet me koronavirusin.
Policisë i është dhënë fuqia që të arrestojë të gjithë personat që bëjnë udhëtime jo të rëndësishme dhe thyejnë rregullin për të qëndruar brenda për 3 javët e ardhshme.
Ata që kundërshtojnë kufizimet e ashpra të lëvizjes mund të gjobiten fillimisht me 60 stërlina, herën e dytë me 120 stërlina dhe herën e tretë me 100 stërlina.
Ndërsa në rast se një person pretendon se ka Covid-19 dhe kollitet apo pështyn policsët, mund të përballet me 2 vjet burgim.