Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Po përgatitemi të tërheqim qytetarët shqiptarë të bllokuar jashtë vendit


Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje publike nga kryeministria në një komunikim me qytetarët që kanë bërë ankesa te platforma e bashkëqeverisjes ka bërë me dije se po punohet që të tërhiqen qytetarët e bllokuar jashtë vendit për shkak të koronavirusit.

Sipas Ramës, aktualisht janë identifikuar dhe listuar si rezultat i ankesave mbi 1 mijë qytetarë.

Edhe dje me presidentin e kemi ndarë këtë shqetësim për sa u përket personave që janë jashtë vendit. Me ministrinë e Jashtme gjithashtu. Aktualisht janë të identifikuar dhe të listuar si rezultat i anekses 1379 shtetas dhe 2163 të raportuar. Kush ndjek këtë komunikim të identifikohet nëpërmjet platformës. Mos u ankoni për ambasadat se janë duke u marrë me këtë punë. Përdorni kanalin e urgjencës. Në të gjithë temat që ndoqa ka një numër të konsiderueshëm që janë shqetësime që vijnë nga ata që janë matanë kufijve dhe kërkojnë të kthehen. Numri më i madh është në Itali.

Por Italia kishte kusht për të bërë testime dhe për të nxjerrë jashtë të huajt. Jemi gati të përgatisim edhe tërheqjen e tyre ne Itali, 341 persona janë në Kroaci që mund të vijnë në rrugë automobilistike po ashtu. Kroacia nuk është shumë larg. Ka edhe një sërë vendesh të tjera me numra më të vegjël. Ne i shohim si njerëz të familjes që duhet të kthehen. Janë bërë edhe shumë zgjidhje. Kemi marrë 52 nga Spanja,  114 nga Greqia, 110 nga Rumania, 45 Bullgaria, 22 nga Franca, 33 Emiratet e Bashkuara dhe kështu me radhë”-u shpreh ndër të tjera kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *