Vendosni fjalën kyçe....

Rreziku nga koronavirusi, Rusia ndalon të gjitha fluturimet


Qeveria ruse ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve brenda dhe jashtë Rusisë, duke nisur nga 27 Mars në përpjekje për të penguar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Kremlini tha se linjat ajrore do të lejoheshin vetëm të sillnin shtetasit rusë të bllokuar në vendet e tjera të prekura nga koronavirusi, dhe nëse ata marrin autorizim të veçantë nga qeveria.

“Fluturimet e rregullta dhe charter nga aeroportet ruse drejt dhe nga aeroportet e huaja do të ndërpriten duke filluar nga mesnata e 27 marsit 2020, me përjashtim të fluturimeve që synojnë kthimin e shtetasve rusë nga jashtë… dhe fluturimet do të kryhen në përputhje me vendimet e qeverisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë ruse, shkruan rferl.

Rusia kishte vendosur edhe më parë kufizime në lidhje me transportin ajror. Rusia mbetet ndër vendet më par të prekura nga koronavirusi, pasi ka raportuar më 25 mars gjithsej 658 të infektuar.

Ndërkohë kanë humbur jetën 2 persona, të dy pacientë të moshuar që vuanin nga pneumonia dhe kishin komplikime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *