Senati amerikan ka miratuar paketën e tij më të madhe të ndihmës emergjente në historinë moderne për koronavirususin.
Siç shkruan USA Today, paketa do të ofrojë 2 trilion dollarë për të ndihmuar amerikanët, spitalet dhe bizneset të luftojnë efektet e koronavirusit. Votimi u bë vonë në mbrëmjen e së mërkurës dhe u miratua me 96 vota pro dhe 0 kundër.
Projektligji tani do të shkojë në Dhomën e Përfaqësuesve për miratim përpara se t’i dërgohet Presidentit Donald Trump për ta nënshkruar.
Udhëheqësi i shumicës së dhomës, Steny Hoyer, tha se do të mblidhen në orën 9 të mëngjesit ditën e premte.
“Ne presim që projektligji të kalojë me votim njëzëri”– tha ai.
Në paketë përfshihen kontrollet e njëhershme për individët prej 1,200 dollarësh, 367 miliardë dollarë kredi dhe grante për bizneset e vogla, mbi 130 miliardë dollarë për spitalet dhe qendrat shëndetësore të komunitetit dhe ndihma financiare për linjat ajrore dhe industri të tjera të goditura fort nga virusi.