Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja ofron 65 milionë dollarë për kapjen e Maduros e pesë zyrtarëve venezuelianë, i akuzon për narko-terrorizëm


Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për informacionet që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Pas dështimit për të zbuluar Maduron vitin e kaluar, SHBA-ja po e akuzon atë për narko-terrorizëm.

Departamenti i Shtetit njoftoi shpërblimin prej 15 milionë dollarëve të enjten, së bashku me shpërblime deri në 10 milionë dollarë për informacionin mbi pesë liderët politikë dhe ushtarakë të Venezuelës. Së bashku, zyrtarët akuzohen për ‘lehtësimin e dërgesave të lëndëve narkotike nga Venezuela’ nga ajri dhe deti.

Njoftimi erdhi pasi Departamenti i Drejtësisë zbuloi aktakuzat kundër Maduro dhe zyrtarëve të tij, të ngritura nga prokurorët në Miami dhe Neë York.

Uashingtoni ka më shumë se një vit që është përfshirë në largimin e Maduros nga pushteti duke mbështetur fuqimisht lideri i opozitës, Juan Guaido. Pasi ky i fundit e deklaroi veten ‘president të përkohshëm’ janarin e kaluar, Uashingtoni e njohu atë si udhëheqës legjitim të vendit të Amerikës Latine.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *