Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, iu kundërpërgjigj SHBA-së, që ofron 15 milionë dollarë për informacione që çojnë në arrestimin e tij, duke hedhur poshtë akuzën si narko-terrorist si një lojë për të hequr vëmendjen nga problemet e saj të koronavirusit.
Uashingtoni e akuzon Maduron se ka komplotuar për të përmbytur SHBA-në me kokainë. Ajo vuri në dispozicion 15 milionë dollarë për kapjen e Maduros dhe nga 10 milionë dollarë për 5 zyrtarë të rëndësishëm të Karakasit.
Maduro tha se SHBA-ja nuk ka besueshmëri pasi për shkak të ndërhyrjeve të saj në vende e huaja kanë humbur jetën shumë civilë.
‘A janë terroristët e botës, ata që bombardojnë qytete, do të na akuzojnë për terrorizëm? Nëse unë kam bërë ndonjë gjë, është lufta ndaj mafias.’ – tha Maduro.