Një lajm i mirë vjen nga spitali rajonal i Lezhës, pasi kanë dalë rezultatet e testit për mjekët dhe infermierët të cilët ishin futur në karantinë pas dyshimeve se mund të ishin prekur nga virusi Covid-19.
Presidenti i Shoqatës së Infermierëve në LEzhë, Ledion Prendi, thotë se testet kanë dalë negative për të gjithë personelin.
“Lajm i mire per te gjithe personelin e spitalit Lezhe, qe rezultoi negativ ne testin e bere per Covid-19. Zoti ju ruajte dhe mirenjohje pafund per punen tuaj humane dhe me vlera jetesore. Kam ndjere keto dy dite cdo shqetesim tuajin ne mesazhet qe me keni bere, e smundem dot pa gezuar per secilin prej jush si te isha dhe une ne mesin tuaj!”– shkruan Prendi në faqen zyrtare të shoqatës së infermierëve.