Deputeti i opozitës parlamentare, Adriatik Alimadhi, pritet të niset drejt Spitalit Infektiv pasi është i infektuar me Covid-19.
Ai ka deklaruar për ABC News se dërgimi i tij në spital erdhi pas reagimit të kryeministrit e ministres së Shëndetësisë.
Ai e njoftoi ditën e sotme përmes Facebook-ut faktin se ishte i infektuar me koronavirus bashkë me bashkëshorten e tij.
Alimadhi rrëfeu gjithë rrugëtimin e tij derisa kishte zbuluar se ishte i prekur nga virusi ndërsa ishte transportuar me një ambulancë të rrënuar.