Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti italian shpërthen në lot: Nuk dimë ku të çojmë viktimat e ku të trajtojmë të sëmurët (VIDEO)


Deputeti Italian Daniele Belotti ka shpërthyer në lot teksa fliste në parlament për numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit. Ai tha se në Bergamo nuk po dinë se ku të çojnë viktimat e as se ku të trajtojnë të sëmurët, por shton se mbështetja ka qenë e madhe.

“Unë dhe kolegu im Invernizzi e lamë frontin e Bergamos sot për të ardhur këtu për të sjellë zërin e një toke të provuar. Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët. Ne kërkojmë qartësi për 1267 vdekjet e numëruara dje, të cilët vdiqën që nga fundi i shkurtit. Shtatëdhjetë e tetëdhjetë vdekje çdo ditë. Në pak javë Bergamo po humbet gjyshëërit e tij, kështu edhe Brescia, Lodi, Milano e shumë qytete të tjera të Italisë.

Faleminderit të gjithëve sepse ne kurrë do ndalemi pasi njerëzit e Bergamos nuk dinë të qëndrojnë duarkryq.

Qindra vullnetarë janë duke vendosur një spital fushor në Bergamo, qytetarët kanë dhuruar miliona euro për spitalet, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët janë në rradhën e parë duke ndihmuar. Faleminderit nga zemra të gjithëve sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë.”- tha Belotti, i cili s’mundi dot t’i mbajë lotët.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *