Vendosni fjalën kyçe....

“E kam parë dy herë në sy, po s’i kam premtuar heqje takse pa reciprocitet” – Kurti i përgjigjet Grenell-it


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, i është përgjigjur të dërguarit të presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell, i cili deklaroi mbrëmjen e sotme se kreu i qeverisë i kishte premtuar duke e parë në sy se do hiqte taksën ndaj mallrave serbe.

Kurti thotë se Grenellin e ka takuar dy herë gjithsej dhe është e vërtetë se e ka parë në sy, por asnjëherë nuk i ka premtuar heqjen e taksës 100% pa reciprocitet.

‘Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial.’ – shkruan Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *