Vendosni fjalën kyçe....

Genc Pollo: Qeveria pranoi propozimin e PD-së për riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në Europë


Pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se nga e hëna do të niste riatdhesimi për shqiptarët që kishin mbetur të bllokuar jashtë vendit për shkak të krizës së koronavirusit, vjen një reagim nga Partia Demokratike.

Genc Pollo shprehet se ky ishte një propozim i PD-së i bërë 9 ditë më parë dhe që qeveria e ka pranuar.

“9 ditë më parë, në emër të Partisë Demokratike, kërkova që qeveria të përdorë avionët e Air Albania per të sjellë në Shqipëri udhëtarët e mbetur në Europë. Qeveria e ka pranuar më në fund edhe këtë propozim tonin. Më mirë vonë se kurrë. Të paktën, nuk do të jenë më të diskriminuar dhe të harruar nga shteti i tyre.”- shkruan Pollo, i cili ka rikthyer edhe postimin e tij të para 9 ditëve ku i kërkon qeverisë pikërisht këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *