I dërguari special i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Grenell, deklaroi se kryeministri i Kosovës, i ka premtuar heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.
Ai e bëri deklaratën në një intervistë në televizionin T7 në Kosovës.
‘Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta heqë taksën. Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës.’ – ka thënë ndër të tjera Grenell.