Vendosni fjalën kyçe....

Hashim Thaçi: Nga e hëna nis konsultimet me partitë për formimin e Qeverisë së re


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se nga e hëna do të thërrasë partitë politike për konsultim, lidhur me formimin e qeverisë së re pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Ai thotë se do të fokusohet në të përjashtojë mundësinë e zgjedhjeve të reja dhe shpërndarjes së Kuvendit.

 “Pas rënies së qeverisë, nga e hëna duke respektuar kushtetutën do të fillojë konsultimet me partitë politike. Fokusi im do të jetë në çdo rrethanë të eliminohet mundësia e zgjedhjeve të reja si dhe shpërndarjes së Kuvendit. Qeveria aktuale në ikje, është në detyrë dhe duhet t’i kryejë punët. Duhet të shkohet me një qeveri të unitetit në mënyrë që të shkohet me reformat e nevojshme”, tha Thaçi në një deklaratë nga Qendra e Studentëve e kthyer në karantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *