Vendosni fjalën kyçe....

Irani vendi i katërt në botë për nga viktimat e koronavirusit, shkon në 2378 numri


144 persona kanë humbur jetën në Iran nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e viktimave në 2378 në Iran, thanë autoritetet të premten.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour tha se 2,926 njerëz u konfirmuan të prekur 24 orët e fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm në 32.332.

Kjo shifër është numri më i lartë në një ditë që kur kornavirusi preku vendin aziatik.

Gjithashtu, 676 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 11.133, sipas Jahanpour.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *