Konfirmohet me koronavirus dhe kryeministri britanik, Boris Johnson.
Në një video të postuar në Twitter minuta më parë, Johnson konfirmoi se ai kishte zhvilluar simptoma të buta gjatë 24 orëve të fundit dhe, me këshillën e shefit të mjekësisë, ai bëri një test e cila u kthye pozitive.
Johnson tha që ai tani po qëndron në izolim dhe po punon nga shtëpia. Ai tha se falë “magjisë së teknologjisë moderne”, do të vazhdojë të udhëheqë luftën kombëtare kundër virusit.
Over the last 24 hours I have developed mild symptoms and tested positive for coronavirus.
I am now self-isolating, but I will continue to lead the government’s response via video-conference as we fight this virus.
Together we will beat this. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/9Te6aFP0Ri
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) March 27, 2020
“Në 24 orët e fundit kam pasur disa simptoma të koronavirusit. Më pas bëra testin dhe dola pozitiv. Tani jam i vetëizoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video-konferencës. Së bashku do ta mundim këtë.”- shkruan Johnson krahas videos.