Vendosni fjalën kyçe....

Media në Kosovë: Qytetari kërcënon me jetë Thaçin në ‘Facebook’


Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, ka kërcënuar, presidentin Hashim Thaçi. Gazeta Insajderi shkruan se qytetari është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës, për shkak të një postimi që kishte bërë në profilin e tij në Facebook,

Ai kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaçi se s’do ta linte të bënte gjumë.

 “Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar personi në fjalë.

Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

Kjo vjen pas mocionit në Kuvend që rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit. Ky i fundit tha në seancë, se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për ndarjen e Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *