Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë 52-vjeçarja te Infektivi, viktima e nëntë lidhur me koronavirusin e ri


Një 52-vjeçare nga Vlora ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme te spitali Infektiv në Tiranë.

Ajo ishte e shtruar prej katër ditësh pasi ishte prekur nga koronavirusi i ri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja e saj ishte përkeqësuar së fundmi dhe po trajtohet në terapi intensive.

Mësohet se pacientja vuante nga hipertensioni.

52-vjeçarja është viktima e parë nga Vlora lidhur me koronavirusin e ri. Tirana ka pasur deri tani 3 viktima, Durrësi 1, Lushnja 1, Kuçova 1, Kavaja 1 dhe Fieri 1.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *