Pas kryeministrit britanik Boris Jonson, është konfirmuar me koronavirus edhe ministri i tij i Shëndetësisë, Matt Hancock.
Lajmin e ka bërë të ditur për publikun vetë ministri, duke thënë se ka disa simptoma të lehta dhe se është vendosur në izolim në shtëpinë e tij.
“Duke ndjekur këshillat mjekësore shkova të bëja testin e koronavirusit, i cili doli pozitiv. Fatmirësisht simptomat e mia janë të lehta dhe jam duke punuar nga shtëpia në vetëizolim”-shkruan Hancock krahas videos së publikuar,
Following medical advice, I was advised to test for #Coronavirus.
I‘ve tested positive. Thankfully my symptoms are mild and I’m working from home & self-isolating.
Vital we follow the advice to protect our NHS & save lives#StayHomeSaveLives pic.twitter.com/TguWH6Blij
— Matt Hancock (@MattHancock) March 27, 2020
Pak më herët ishte kryeministri i Britanisë, Boris Johnson ai i cili dha lajmin se ishte infektuar nga virusi Covid-19. Ai tha se do të vazhdonte të punonte nga shtëpia, pasi kishte vetëm simptoma të buta.