Vendosni fjalën kyçe....

Policia ndalon prindërit me fëmijën e sëmurë që ishin nisur drejt Pediatrisë, më pas i shoqëron drejt spitalit


Teksa i gjithë vendi është në karantinë një çift nga kryeqyteti është nisur me urgjencë drejt Pediatrisë, pasi kishte fëmijën e mitur të sëmurë por janë ndalur në rrugë nga policia duke qenë se nuk kishin autorizim për të lëvizur.

Çifti kishtë provuar të telefononte disa herë urgjencën por ajo nuk është përgjigjur.

Pas kësaj policia ka telefonuar qendrën operative për të kërkuar një ambulancë por ato ishin të gjithë të zëna e kësisoj një makinë policie ka shoqëruar çiftin me fëmijën e sëmurë te Pediatria, raporton News24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *