Vendosni fjalën kyçe....

Puka i shtohet hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi


I shtohet edhe Puka hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi në Shqipëri. Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, dy persona nga ky qytet janë konfirmuar pozitiv pas testit për virusin Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus në vend, duke e çuar në 186 raste numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Siç shihet në hartën e mëposhtme, numri i të infektuarve vijon të jetë më i lartë në kryeqytet, ku ka shkuar në 107 raste.

Mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, kanë ndërruar jetë dy pacientë të cilët ndodheshin në kujdes intensiv, një  grua 85-vjeçare nga Tirana dhe një 66-vjeçar nga Fieri. Kjo e ka çuar në 8 numrin e personave që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

Mes lajmeve negative, vjen edhe një lajm i mirë. Një mjek dhe një infermier në vend, të cilët ishin prekur nga koronavirusi, janë shëruar./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *