Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Uji e dritat të paguhen, ne s’kemi shkop magjik


Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mos pagesa e faturave të ujit dhe dritave është e pamundur në këtë kohë, duke argumentuar se kjo do të shkaktonte efekte shkatërruese në arkën e shtetit.

Rama tha se jemi në kohë lufte, e për këtë arsye u kërkoi qytetarëve që të bëjnë sakrificën e tyre në këtë kohë.

 “Unë po bëhem e të gjithë ne po bëhemi 14 copash që të mos lëmë asnjë prej jush vetëm. Shoh disa që rrinë brenda e bëjnë lloj lloj komentesh në rrjetet sociale për popullin që po vdes për bukë medemek, me kërkesa absurde deri për të mos paguar dritat, me tallje për policët, këto janë të turpshme, në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim inkurajim e unitet kombëtar. Ne s’kemi një shkop magjik e s’jemi një shpi e pasur, edhe se me thënë të drejtën as në shtëpitë më të pasura të kontinentit,  s’po shoh të bëhet ndonjë mrekulli e vecantë për këta njerëz të kapur befasisht. Unë s’do lë gur pa luajtur gjë pa bërë, por dreqi e mori futeni mirë në kokë se jemi në luftë e secili duhet të shtrëngohet.

Qeveria mbahet me kontribute, mbahet nga secili, me kontribute nga ai që i takon e jo me dëshira e dokrra rrjetesh sociale.

Kamatvonesat i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrë s’do e lejoja. Kuptojeni se kjo e dobëson OSHEE, nëse këtë goditje duhet ta mbajë për të lehtësuar njerëzit, mospagesa e dritave e rrëzon përtokë sistemin elektrik duke shkaktuar një efekt shkatërrues në arkën e shtetit.”- thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *