Spanja po kthehet në epiqendrën e re botërore për numrin e lartë të vdekjeve nga koronavirusi. Këtë të premte, Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka raportuar 769 vdekje në vetëm 24 orët e fundit, numri më i lartë i regjistruar në një ditë që nga fillimi i krizës.
Siç shkruan El Pais, Spanja po regjistron më shumë vdekje në ditë dhe se Italia në ditët e fundit, megjithëse kjo e fundit vazhdon të udhëheqë listën për numrin e vdekjeve totale (8.215 krahasuar me 4,858 nga Spanja) si dhe ka pësuar ditën me më shumë vdekje (793 viktima në një ditë).
Trendi në Spanjë vazhdon të rritet: Madridi ka arritur në 322 vdekje në një ditë të vetme, ndërsa Katalonja ka regjistruar 208. Sa i përket rasteve pozitive, njerëzit e shëruar tani kanë shkuar në 9,357, gati dyfish më shumë se të vdekurit.
Ajo që është ulur është numri i infeksioneve të regjistruara: Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7,921 raste të reja, duke e çuar në 64.109 numrin në total.