Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 100 mijë persona të prekur nga koronavirusi i ri, duke u ngjitur në vendin e parë në botë për sa i përket numrit të të infektuarve.
Sipas përditësimit tëbërë nga Universiteti Johns Hopkins, SHBA-ja ka tejkaluar Italinë me më shumë se 14 mijë të prekur.
Megjithatë numri i viktimave në Itali e Spanjë është shumë më i lartë se në pjesën tjetër të botës. Kina e Irani mbajnë vendin e tretë e të katërt për sa i përket numrit të viktimave lidhur me koronavirusin e ri.
Franca vjen e pesta ndërsa SHBA-ja e gjashta.