Vendosni fjalën kyçe....

Shërohen nga koronavirusi një mjek dhe një infermier në Shqipëri


Një lajm i mirë ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka njoftuar se një mjek dhe një infermier në vend, të cilët ishin prekur nga koronavirusi, janë shëruar.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se në total janë shëruar nga Covid-19 31 persona.

“Deri tani kemi një mjek dhe një infermier të shëruar dhe në total janë 31 të shëruar, pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.”– tha Fico.

Kujtojmë se deri më tani numri zyrtar i konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, i mjekëve dhe infermierëve të infektuar është 10, me shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, më i fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe një herë qytetarëve të cilët kanë simptomat, të mos shkojnë menjëherë në spital por të telefonojnë numrat e urgjencës.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja me koronavirus në vend,  duke e çuar në 186 raste numrin e përgjithshëm të të infektuarve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *