Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 219 numri i personave me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 raste të reja me korona virus., duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 219.

Siç shkruan Alsat, numri më i madh i të infektuarve është në Shkup.

Rastet e reja sipas qyteteve: Shkupi (11), Prilep (4), Kumanova (2), Tetovë (1).

3 prej personave të konfirmuar me Covid-19 tashmë janë shëruar, ndërsa 3 kanë ndërruar jetë.

Rastet sipas vendbanimit:
– Shkup (134)
– Dibër (43)
– Kumanovo (17)
– Shtip (8)
– Prilep (6)
– Ohër (3)
– Velesi (3)
– Kavadarci (2)
– Tetovë (2)
– Gostivar (1)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *